Nuk dihet nëse kjo gjë do të pranohet nga klubi tjetër, por kjo mund të ndodhë me ndonjë kusht. Mediat në Francë (Lë Parizien) shkruajnë se Paris SG kërkon Zhoao Pinton e Atletikos së Madridit, madje që në janar. Sipas të përditshmes franceze, Zhoao Pinto ka njohje me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Kampos, dhe po ashtu që agjenti i tij, Zhorge Mendes, ia ofroi lojtarin klubit të sheikëve verën e kaluar. Vetë sulmuesi portugez nuk po aktivizohet shumë nga trajneri Simeone (12 ndeshje, 14 gjuajtje, 3 gola, 3 asiste, 5 herë titullar), pra ka kuptim që të ndërrojë “ajër”. Gjithsesi, PSG ka probleme financiare dhe nuk mund të paguante për kartonin e tij. Formula mund të ishte vetëm një huazim me kusht që francezët të paguanin rrogën.
Sfidanti.al