Klubi lajmëron se kontrata e tij përfundon në 5 dhjetor, dhe pas asaj date nuk do të ketë rinovim. Ivan Gazidhis, ish-shef i Arsenali, dhe administrator i deleguar i Milanit, do të ndajë rrugët me kuqezinjtë. Meqë ndryshoi pronësia e klubit, ndryshojnë edhe njerëzit, ndonëse Gazidhis është një nga ata që do të mbahet mend. Në 4 vjet punë, ai krijoi një model dhe një filozofi të re duke ulur shpenzimet. Bashkë me Maldinin dhe Masarën krijuan një skuadër nga e para që fitoi titullin dhe tashmë e kalon pranverën në Champions. Vetë administratori deklaroi në lamtumirën e tij se “ky qytet, ky klub dhe këta tifozë më shpëtuan jetën”.
Sfidanti.al