Holger Rune, mos është vallë danezi ylli i ri i tenisit?!

Kush e priste që të ecte aq përpara dhe madje të rrëzonte vetë gjigandin Novak Gjokoviç. Holger Rune është sensacioni i ri i tenisit botëror pasi fitoi titullin në Masters 1 000 të Parisit. Danezi 19-vjeçar, shok me numrin 1 të botës Alkaraz, krijoi një nga të papriturat më të mëdha të vitit duke mundur Gjokoviçin 2-1 në finale: 3-6, 6-4, 7-5. “Kjo ka një kuptim të madh për mua, – tha Rune pas fitores, – një mënyrë e përsosur për të mbyllur javën. Ishte privilegj për mua edhe fakti se isha në një ndeshje përballë Novakut”.

Sfidanti.al