Halandi e pranon: Isha shumë nervoz para penalltisë!

Goli ishte i tij sërish, dhe bashkë me të erdhi edhe fitorja. Mançester Siti është me fat që e ka Erling Halandin, sidomos kur ai kthehet pas 2 ndeshjeve mungesë dhe luan vetëm 30 minuta. Halandi u shpreh i lumtur për rrjetën e shënuar me penallti ndaj Fulhamit në stadiumin “Etihad”, që siguroi tri pikët në minutën e 95-të. “Ishte fantastike, – tha ai, – isha shumë nervoz (për penalltinë). Ishte një nga momentet me stresin dhe nervozizmin më të madh në jetën time, por gjithsesi është fantastike. Një penallti në minutën e fundit, padyshim që do të isha nervoz. Gjithsesi, është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë i dua momente të tilla. Isha i dëmtuar prej një javë dhe ishte shumë e rëndësishme që të fitonim. Dua që të luaj çdo ndeshje, por ndodh që dëmtohesh. Jam kaq shumë i lodhur dhe kaq shumë i lumtur”.

Sfidanti.al