Të gjitha rrugët po na çojnë drejt ..ferrit! Paskemi qwnw mirë kur ishim keq, mund të thuhet kur ndeshjet luheshin në stadiume, edhe pse pa tifozë. Por, paska jetë edhe mw të zezw, kur , si me një buton, mbyllen stadiumet njëri pas tjetrit. “Air Albania” , atje ku më shumë punon Kulla sesa fusha, u pagëzua si shtëpia e futbollit, më shumë luhet nw kazino sesa lojë me topin. Madje mund të thuhet se dikur, në vitet e luftës së viteve 90-të, politika e shndërroi “Qemal Stafën” në pistë për uljen e helikopterëve, në ditët e sotme, në fushën e “Air Albanias” mund të “ulen më lehtë” kongreset apo kuvendet e Partive , madje edhe koncertet muzikor, punw e madhe se emrin ia kemi vënë shtëpi futbolli…
Janë mbyllur me radhë edhe “ Loro Boriçi”, “Arena” e Elbasanit dhe “Niko Dovana” e Durrësit. Të katër stadiumet i ka zënë “bari”, siç thuhej dikur për futbollistët. Nëpër Europë na akuzojnë se shqiptarët i sajojnë “shtëpitë e barit” si këpurdhat pas shiut, kurse në futbollin e tanishëm ,shtëpitë e futbollit kanë mbetur pa ..bar.
Po kush e han barin e stadiumeve? Apo ka ndryshuar edhe “loja e diellit” me stadiumet ? Po na zë haku i “Qemal Stafës, të cilin e prishën me zell dhe me babëzi, ngaqë na prisnin 50 apo 60 miliona euro për të ngritur një stadium-kullë, që habit gjithë atë që paguhen për t’u habitur!
Edhe Kadri Roshi për ta braktiste prehjen, nuk do ta luante pjesën kaq bukur sa arkitekti Italian, i cili ca ditë më parë paska thënë : “ Edhe 100 vitë të tjera po rrojta, nuk mundem të bëjë një mrekulli tjetër të tillë”..Prandaj thonë me gallatë se në një thes plot me stadiume mrekullues nga e gjithë bota, ne kapëm në thes stadiumin me ..hajdar me vete !
Sfidanti.al