Me zikaltërit ka 20 ndeshje që nuk merr asnjëherë 1 pikë të vetme, pra nuk e njeh rezultatin e barabartë. Simone Inzagi, trajneri i Interit, paska parimin “o gjithçka, o asgjë”, diçka që sipas mediave italiane e kishte edhe më të theksuar tek Lacio. Loja e tij është e tillë që kërkohet fitorja me çdo kusht, pavarësisht nëse ia del të luajë mirë apo jo, ndërsa shpesh ndodh që ekipi të tronditet dhe ta humbasë toruan si dhe sfidën. Një barazim i rallë ishte ai në fushën e Barcelonës në Champions, 3-3, i cili gjithashtu ishte i veçantë për mënyrën sesi u arrit dhe që do të kishte qenë fitore nëse Kristjan Asllani do të kishte shënuar apo pasuar në fund.
Sfidanti.al