Luka Donçiç këtë herë vlejti më shumë se dyshja Durant-Irving!

Yjet e Bruklinit realizuan së bashku 76 pikë, diçka vërtet fenomenale, por sërish as kjo nuk mjaftoi Skuadra nga Nju Jorku u mund nga Dallasi me diferencë të vogël, por sërish ishte humbje: 125-129! “Fajtori” për këtë e pati emrin Luka Donçiç, sepse fenomeni nga Sllovenia realizoi një tripëll dabëll të veçantë. Ai realizoi 41 pikë, kapi 11 topa në tabela, shërbeu 14 asistë dhe vodhi 3 topa. Kurrë më parë, NBA-ja nuk kishte parë tripëll dabëll me 41 pikë, 14 asistë dhe 3 vjedhje topi. Në moshën 23-vjeçare, Donçiç ka 43 arritje të tilla në karrierë. Vetëm 10 lojtarë në NBA kanë arritur në histori të kenë tripëll dabëll me të paktën 40 pikë. Përballë sllovenit, Duranti shënoi 37 pikë dhe Irving 39, por ekipi i tyre humbi.

Sfidanti.al