Natyrisht, që të dyja palët kanë “peshë të rëndë”, kur vjen puna tek matja e tyre me “flori”. Më saktë, me dollarë apo me ndonjë monedhë tjeër. Klubet e NBA-së amerikane vlejnë mesatarisht 2.86 miliardë USD secili, një nivel tepër i lartë dhe që përgjithësisht është rritur me 15 për qind vetëm vitin e kaluar. Klubi me vlerën më të madhe është për herë të parë Golden Stejt Uorriors, kampioni në fuqi i NBA-së, që arrin në 7 miliardë USD, ndjekur nga Nju Jork Niksat me 6.1 miliardë USD e pastaj Los Anxhelos Lejkërsat me 5.9 miliardë. Sa për krahasim, nga klubet e futbollit, në vend të parë në revistën “Forbs” (Forbes) është Reali i Madridit me 5.1 miliardë USD, e më pas Barcelona me 5 miliardë, Mançester Junajtidi me 4.6 dhe Liverpuli me 4.45 miliardë USD.
Sfidanti.al