Nikola Iliev, mos vallë tek Bullgaria ka lindur Stoiçkovi i ri?!

Natyrisht është tepër shpejt për të folur, por po diskutojmë për një 18-vjeçar që di të shkëlqejë. Nikola Iliev është pjesë e Interit, ekipit të të rinjve (Pranverë-Primavera) dhe shkëlqeu sidomos dje në fitoren 4-2 në Championsin e të rinjve ndaj Viktorias së Plzenit, duke shënuar të 4 golat. Deri tani nuk e kishte treguar dot veten, ndërsa në Serinë A të moshës (Primavera 1) ka 2 rrjeta në 6 ndeshje. “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi zikaltër pagoi gjysmë milioni euro për kartonin e tij tek Botevi i Plovdivit për të shmangur konkurrencën dhe duket se këto para ia kanë vlejtur. Ilievi është mesfushor sulmues, shtatlartë 1.83 metra dhe mund të zgjatet edhe më shumë ndërsa raportet e skautëve thoshin se “luan si Insinje”. Jo më kot, ka 2 ndeshje me kombëtaren e Bullgarisë.

Sfidanti.al