Nuk mbarojnë hallet e Ronaldos dhe të Juventusit

Superylli portugez duket se e uli kokën përpara trajnerit të tij, Erik Ten Hag, dhe të paktën fitoi kthimin në ekip në Ligën e Europës, por humbi shumë nga imazhi dhe krenaria. Vështirë të mendohet që një legjendë si Kristiano Ronaldo të arrijë deri në kërkesën e faljes në moshën 37-vjeçare, por ishte e qartë se ai u nxitua jashtë mase duke u larguar nga “Old Trafordi” në mënyrë demonstrative pasi nuk u aktivizua ndaj Totenhemit. Një problem tjetër ka dalë në Itali, ku më shumë rrezikon Juventusi, por ku është edhe emri i Kristianos. Hetuesit kanë zbuluar një dokument sekret që vërteton se Juvja do t’i jepte CR7-ës 20 milionë euro shpërblim gjatë kohës së pandemisë, ndonëse ishte arritur një akord me lojtarët për ulje të rrogave. Drejtuesit torinezë rrezikojnë gjyqin dhe pezullimin, ndërsa Ronaldo pësoi një tjetër njollosje të imazhit.

Sfidanti.al