Janë femrat që po mbrojnë nderin e Barcelonës, fitore 9-0 në Champions ndaj Benfikës

Nënkampionet e Europës u kthyen në konkurrimin kryesor kontinental duke dhënë një “recital” e duke treguar se ndoshta humbja në finalen e vjetshme ndaj Lionit ishte një rastësi. Jo më kot, në 2021, kampione e Europës ishte pikërisht Barcelona. Skuadra “blaugrana” e femrave mbajti lart nderin e qytetit dhe të gjithë Katalonjës duke triumfuar 9-0, ndonëse pa e pasur fatin për të luajtur në “Spotifaj Kamp Nou”, porse në ministadiumin “Johan Krujf”. Kapitenia Aleksia Putehas, për të dytin vit radhazi fituese e Topit të Artë, ua tregoi tifozëve trofeun e saj. Ajo nuk luajti, ndërsa pati edhe zëvendësime të tjera në formacion, por që nuk prishë punë.

Sfidanti.al