Edhe ai vetë (ndoshta) e di se nuk është 100 për qind gati. Një yll futbolli, sidomos kur është tepër i ri, me gjasë nuk e kupton mirë këtë gjë, por gjithsesi Armando Broja po i hedh hapat e tij dhe shpreson që shumë shpejt të ketë formatin e duhur për të qenë titullar (thuajse) fiks tek Çelsi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ia doli më në fund që t’i “shkëpuste” trajnerit Graham Poter një vend në formacion në ndeshjen e sotme të Premier Ligës në fushën e Brentfordit. Edhe pse përfundoi 0-0, një rezultat zhgënjyes për Blutë e Londrës, mediat angleze e cilësuan këtë si “një moment të madh për Brojën”, dhe theksuan se “puna e madhe shpërblehet”. Sulmuesi 21-vjeçar po ashtu mori një vlerësim të mirë, 6.5 për 61 minutat që ishte në fushë derisa u zëvendësua nga Rahim Stërlingu. Shqiptari i zuri vendin Obajemangut që gjithashtu hyri në pjesën e dytë. Çelsi ka 7 ndeshje pa humbje, kishte 5 fitore radhazi dhe sërish nuk pësoi gol, por ky barazim në stadiumin e Brentfordit ishte një hap “fals”.
Sfidanti.al