As Hederberg dhe as Rapinou, historinë e Topit të Artë për femra e shkruan Aleksia Putejas!

Nuk arriti ta fitonte Championsin pasi Barcelona e saj u mund në finale nga Lioni, por gjithsesi diferencën personale e bëri. Aleksia Putejas shkroi historinë e Topit të Artë për femra duke u bërë e para dhe e vetmja deri tani që e ka fituar trofeun dy herë. Ylli i Spanjës u votua përpara anglezes Bet Mid (Beth Mead), kampione të Europës me kombëtaren e saj, dhe australianes Sam Kerr, që për herë të dytë radhazi merr medaljen e bronzit. Gjithsesi, ky konkurrim për vajzat ka nisur vonë, në 2018 dhe janë zhvilluar vetëm 4 edicione pasi në 2020 nuk u bë e mundur nga pandemia e Kovidit. Ada Hederberg e Lionit dhe Norvegjisë fitoi së pari dhe pastaj amerikania Megan Rapinou.

Sfidanti.al