Bajerni para Fraburgut ka dy lajme të mira dhe 3 të këqija!

Trajneri Julian Nagelsman do të ketë një sfidë të vështirë në të cilën duhet të dalë me sukses. Frajburgu është një nga skuadrat më të forta të Bundesligës këtë sezon, dhe Bajerni nuk mund t’ia lejojë vetes që ta marrë lehtë, ndërsa problemet nuk mungojnë. Tomas Myler doli nga loja në Çeki ndaj Plzenit me probleme muskulore, ndonëse shpresohet t’i kalojë në kohë. Manuel Nojer ka shqetësime në shpatull dhe Xhamal Musiala ka qenë me Kovid, ndaj të dy janë në dyshim për sfidën e së dielës. Edhe Matijs De Ligti nuk i ka punët mirë pasi dje bëri vetëm 20 minuta stërvitje individuale. Nuk duket një shenjë e mirë për ndeshjen e radhës. Gjithsesi, Gnabri dhe Dejvis u kthyen në stërvitje me ekipin dhe do të jenë në organikë të dielën, madje Dejvisi mund të jetë në formacion.

Sfidanti.al