Fjala e përdorur ishte e rëndë, që në spanjisht shkruhet “lloron”, lexojet “joron”, dhe përkthehet pak a shumë provokator. E tillë konsiderata e legjendës Marko Van Basten për Nejmarin. Holandezi i shquar deklaron se sulmuesi brazilian po bën veprime aspak të hijshme në fushë, duke provokuar kundërshtarët e pastaj duke u “shitur” si viktimë. “Ai është provokator dhe mbrohet nga arbitrat, – thotë ish-sulmuesi i Holandës, Ajaksit dhe Milanit, – nuk është e mundur t’i ndërhysh apo ta prekësh sado pak, gjë që është normale në futboll. Është një person shumë i pakëndshëm në fushë. Në një moment bën faull ndaj kundërshtarit, pastaj shfaqet si viktimë”.
Sfidanti.al