Ku do t’i gjejë paratë Arsenali për të mbajtur “diamantin” Martineli!

Do të jetë një plus i madh për Brazilin në Kupën e Botës, ndërsa po ndihmon londinezët në Premier Ligë. Gabriel Martineli cilësohet nga mediat angleze si “diamanti” i papritur i Arsenalit, veçse shkëlqimi në fushë është vetëm njëra anë e medaljes. Lojtari 21-vjeçar i krahut është edhe futbollist profesionist që pretendon një rrogë dhe ajo që i japin “topçinjtë” aktualisht, 70 000 paundë stërlina në javë, “i rri ngushtë”. Ai merr më pak se gjysma e disa lojtarëve, ndërsa nuk u afrohet dot atyre që fitojnë nga 200 000! Sipas “Deili Meilit” bisedimet e hershme nuk kanë sjellë rezultate.

Sfidanti.al