I ndodh në rrjetet sociale, ku njerëzit kanë mundësi të shkruajnë dhe të botojnë gjithçka nga e gjithë bota, dhe ku mund të lavdërosh e të shash sipas dëshirës. Siç thotë një shprehje “është më e lehtë të kritikosh sesa të lavdërosh”, dhe kështu ndodh me futbollistët, në këtë rast me ata të Bundesligës. Sipas mediave bavareze, që i referohen një sondazhi të “Sport 1”, Erik-Maksim Çupo Moting i Bajernit është lojtari më i abuzuar në rrjetet sociale, më i ofenduari nga të gjithë në kampionatin gjerman me 7.3 për qind të mesazheve për të në formë sharëse. i dyti vjen portieri i Shtutgartit, Florian Myler dhe i treti Marcel Venig i Frankfurtit.
Sfidanti.al