Shqetësime në Argjentinë, Ikardi përsëri jashtë listës

Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës, Edgardo Bauza, bëri të ditur, ditët e fundit, listën e futbollistëve që ai ka thirrur për ndeshjet e ardhshme të ekipit të vet dhe ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe është se në të mungonte emri i Mauro Ikardit të Interit. Gazetarët dhe tifozët, menjëherë, filuan të bëjnë zhurmë për mungesën në ekip të Ikardit, kështu që Bauza nuk e vonoi përgjigjen e tij:

“Ka gazetarë që, vazhdimisht, më pyesin për Ikardin dhe se përse ai nuk është pjesë e përfaqësueses sonë. Për mua, ai është vetëm një lojtar i mirë që i finalizon mirë edhe aksionet, por sulmuesi nr.1 është Higuani, kurse Prato është zëvendësuesi i tij kryesor. Ikardi do të thirret në përfaqësuese, vetëm nëse ndonjëri nga këta të dy do të dëmtohet”, deklaroi Bauza.

sfidanti.al