Është diçka e madhe për Bajernin që “Mjeshtri i Ndeshjes” del Leroi Saneja!

Talenti i tij nuk është vënë kurrë në dyshim, por gjithsesi askush nuk ka pasur besim të patundur te ky futbollist. Leroi Sane ishte njeriu për të cilin “la kokën” Pep Guardiola, dhe për të cilin investoi shumë Bajerni kur e mori nga Mançester Siti. Pavarësisht një periudhe të mirë me trajnerin Hansi Flik, ylli i krahut nisi ulje-ngritjet dhe kurrë nuk e shfaqi potencialin e tij të vërtetë. Ndoshta, tani mund të jetë momenti i kthesës ndërsa Sane mori vlerësimin “Mjeshtri i Ndeshjes” nga mediat bavareze. Kjo do të thotë se ishte më i miri lojtarë në fushë, edhe mbi Xhamal Musialën, Manenë, Gnabrinë, Goreckën apo De Ligtin. Këtë herë, trajneri Nagelsman nuk aktivizoi Xhoshua Kimihun, dhe po ashtu as Tomas Mylerin. Sane shënoi 2 gola ndaj Viktorias së Plzenit në Champions dhe pati 100 për qind driblime të suksesshme ndonëse luajti vetëm 58 minuta.

Sfidanti.al