Modelja çeke dhe portieri legjendar kanë qenë një nga historitë e hershme mediatike “rozë”. Alena Seredova dhe Xhanluixhi Bufon ishin të dashuruar dhe të martuar, por nuk mundën të ishin bashkë derisa “vdekja t’i ndante”. Pati akuza e ndoshta Bufoni pati një dashuri të re, por këto janë histori të tyret private. Këto ditë në Itali po shkruhet sikur mund të ketë afrim, por Seredona është duke u martuar sërish, këtë herë me një burrë që quhet Alesandro. Sipas saj, dasma duhet të ndodhë verën e ardhshme në Italinë e Jugut, ndërsa për Bufonin, ajo flet qetë, por shkurt. “Një gotë që thyhet mbetet e thyer, – thotë Alena, – kam ruajtur raport qytetar me Xhixhin, por kjo nuk do të thotë se do të jemi bashkë”.
Sfidanti.al