Sa për sqarim, “kasteljan” është gjuha spanjolle e përdorur në Madrid dhe në të gjithë vendin iberik. Është gjuha që e përdorin shpesh edhe ata të Katalonjës kur flasin në media apo publikisht, ndonëse gjuhë të vetën kanë atë katalonase. Gjithsesi, një futbolliste e Barcelonës, Ana-Maria Crnogoreviç, që është zvicerane dhe që thuhet se është me origjinë kroate, lëshoi një batutë që bëri xhiron e mediave në Spanjë. “Në dialektin kastelian nuk të kuptoj”, – tha ajo pas fitores 7-0 në derbi ndaj Realit, dhe pastaj filloi të qeshte me të madhe.
Sfidanti.al