S’ka histori “El Klasiko” i futbollit për femra, Barça fiton 7-0!

Është e qartë se është krijuar një dominim i frikshëm që nuk dihet se kur mund të përfundojë. Nuk merret vesh sesi, por Barcelona e futbollit për femra ka nivel shumë më të lartë sesa Reali i Madridit. Këtë e tregoi edhe “El Klasiko” i fundit i luajtur në La Ligën femërore, dhe fituar 7-0 nga katalanaset. Pavarësisht se Reali pësoi vetëm një gol në pjesën e parë (Hansen), madje goditi shtyllën, sërish Barça “përmbyti” ndeshjen pas pushimit me golat e shënuar nga Kaldentei (2), Gejse (2) dhe Crnogoreviç (2). Barcelona kryeson me 3 fitore në 3 ndeshje, dhe me golaverazhin 13-1, ndërsa Reali është në vendin e katërt me 6 pikë, pra jo edhe aq keq si renditje, pavarësishk shkatërrimit të derbi.

Sfidanti.al