Fitorja e Milani: Tri pikë larg kreut, por 9 lojtarë të dëmtuar!

Trajneri Stefano Pioli nuk di se çfarë duhet të bëjë më parë, të lumturohet për suksesin dhe për karakterin e djemve të tij apo të hidhërohet për infermierinë që është mbushur aq plot sa nuk ka më “shtretër bosh”. Në stadiumin e Empolit u mor një përgjigje, që kampionët dinë të fitojnë edhe në kushte skajshmërisht të vështira, edhe kur duket se nuk ka më kohë. Një mentalitet fitues i fituar këta vjet me Ibrën, Zhirunë dhe … Piolin. “Milani nuk vdes kurrë”, – shkruan “La Gazeta delo Sport”. “Ky Milan më emocionon, – thotë Pioli, – e nisëm shumë mirë, por pastaj u shpërbëmë për shkak të dëmtimeve. Gjithsesi, ishte fitorja e shpirtit tonë fitues”. Selemekers, Kalabria dhe Kjer janë të dëmtuarit e radhës që i bashkohen 6 futbollistëve të dëmtuar më herët si Ibra, Teo Hernandez, Menja, Origi apo Mesias. Milani ka 3 pikë më pak se Napoli që kryeson dhe 5 pikë më shumë se “kushërinjtë” e Interit.

Sfidanti.al