Mund të dalë në vend të parë në grup, ndërsa shpikësit e futbollit u mundën, ashtu si “pancerët” gjermanë ndaj Hungarisë. E tillë gjendja në grupin e Italisë në Ligën e Kombeve, pra që mund të përfundojë në krye dhe trajneri Roberto Mançini thotë se kjo fitore e ndihmon për të pasur një short më të mirë në eliminatoret e Europianit 2024. Një gol shumë i bukur i sulmuesit pa përvojë, por me talent, Raspadori, tregoi se brezat mund të ndërrohen, por Të Kaltrit janë gjithmonë aty. Po ashtu, që Italia di të shkëlqejë sidomos pas katastrofave (apo edhe para tyre). Kështu ndodhi në 1968, 1982, në 2006 dhe në 2022. “Jemi në një periudhë të vështirë, – tha trajneri Mançini, – por, i dhamë vetes një kënaqësi. Mundëm një prej ekipeve kombëtare më të fortë të botës”.
Sfidanti.al