“Zbërthimi anatomik” i Tur Çobanit për kombëtaren: Reja duhet të largohet!

Mungesat janë të shumta, por potenciali mbetet. Kombëtarja shqiptare ka mundësi për të marrë suksese në Ligën e Kombeve edhe duke mos llogaritur 7 lojtarë të rëndësishëm, ose të paktën ky është opinioni i specialistit të futbollit, Artur Çobani. Në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Islandës, ish-lojtari i njohur i Dinamos, ka këtë mendim. “Rezultatet nuk na bëjnë optimistë, – thotë ai, – nuk ka shpresë për të zënë vendin e parë në grup dhe trajneri duhej të kishte thirrur lojtarë të tjerë me synim eliminatoret e Europianit. Gjithsesi, ekipi ka potencial dhe nëse luan mirë mund të marrë edhe dy fitore”. Gjithsesi, Çobani thotë se së pari duhet që Reja të ndryshojë skemat sidomos në mbrojtje. Duket sikur italiani e dëgjoi specialistin shqiptar sepse mësohet që do të luajë me 4 në mbrojtje. Në fund, ai thotë se “nëse do të isha Duka do të kisha kërkuar trajner tjetër sepse kombëtarja ka nevojë për energji”.

Sfidanti.al