Mungesat janë të shumta, por potenciali mbetet. Kombëtarja shqiptare ka mundësi për të marrë suksese në Ligën e Kombeve edhe duke mos llogaritur 7 lojtarë të rëndësishëm, ose të paktën ky është opinioni i specialistit të futbollit, Artur Çobani. Në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Islandës, ish-lojtari i njohur i Dinamos, ka këtë mendim.