Disa nga të vjetrit si Bufon apo Kielini nuk janë më, Bonuçi nuk luan gjithmonë (dhe kur ai nuk është në fushë, Juvja humb), ndërsa Kristiano Ronaldo e Dibala u larguan njëri pas tjetrit. Shumë pak kanë mbetur nga veteranët e Juventusit, të tillë si Shezni, Bonuçi, Rugani, Kuadrado apo Aleks Sandro. Lajmet nga Italia janë që këta veteranë nuk janë në krahun e trajnerit Masimiliano Alegri, ndërsa ai ka me vete të rinjtë si Perin, Mireti, Bremer, Faxholi. Padyshim që me teknikun janë ata që kanë ardhur tani dhe që ai i ka zgjedhur vetë si Bremer, Milik, Kostiç, ndonëse nuk dihet cili është pozicioni i Di Marisë, Kiezës apo Pogbasë! Juvja është në moment të vështirë dhe po kështu edhe Alegri, me stolin që lëkundet gjithnjë e më shumë.
Sfidanti.al