Ka qenë një futbollist i mirë, por zakonisht njerëzit dallohen më shumë kur bëhen opinionistë. Kështu edhe me ish-yllin norvegjez, Jan Age Fjortoft, sot analist futbolli, që kritikon ashpër Bajernin, duke mos u kursyer aspak. “Bajerni shpesh është cilësuar si FC Hollivudi, dhe në Gjermani mezi presin që të ketë kriza të tilla, – tha ai, – humbja në Augsburg nuk duhej të ndodhte, por ndodhi dhe tani drejtuesit janë në depresion, ndërsa Julian Nagelsmani po kupton se nuk ka moshën dhe përvojën e duhur për një ekip të tillë”. Kritika për Sadio Manenë që ka 6 ndeshje pa shënuar, i menduar si pasardhës i Robert Levandovskit, ndërsa ironia e fatit bëhet e plotë kur sheh se superylli polak po shënon radhazi tek Barcelona, siç bëri edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Elçes në ligën spanjolle.
Sfidanti.al