Edhe Pol Skoullsi u habit nga “rrezja” e pasimeve të Kasemiros

Ka luajtur me të njëjtën fanelë si edhe braziliani tani, ndërsa ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Anglisë. Pol Skoulls është një legjendë e futbollit anglez, e Premier Ligës dhe e Mançester Junajtidit, ndërsa shprehet i habitur nga niveli i lojës të treguar nga Kasemiro në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Sherifit të Tiraspolit. Mesfushori brazilian, i ardhur nga Reali i Madridit, u hodh në fushë në pjesën e dytë, dhe realizoi pasime të distancave të gjata me saktësi të madhe. “Unë kisha menduar se Kasemiro ishte më shumë një luftëtar që fiton topin, – tha Skoullsi, – ndoshta sepse tek Reali kishte mjeshtra të tjerë si Modriç apo Kros. Jam habitur prej tij”.

Sfidanti.al