Çelsi e vlerëson kartonin e Armando Brojës plot 65 milionë euro!

Për të janë dhënë shifra të ndryshme, dhe e sigurt është që gjithçka do të vijë në rritje. Armando Broja është një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në Premier Ligën angleze dhe në Europë, e kjo për potencialin që ka shqiptari, dhe për faktin se ai bën pjesë tek Çelsi. Sipas mediave ishullore, vlerësimi që Blutë e Londrës i kanë bërë kartonit të yllit 21-vjeçar është 57 milionë paundë stërlina, që zakonisht shkon në mbi 67 milionë euro, por që për momentin bëjnë 65 milionë euro për shkak të rënies së momentit të monedhës britanike ndaj asaj të BE-së. Rritja është e ndjeshme sepse për të fillimisht u dhjanë shifrat 30 milionë euro, pastaj 35 e 40 milionë, ndërsa vlerësimi i fundit ishte ai që Çelsi kërkoi nga Uest Hemi 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Sfidanti.al