Alegri në rrezik për shkarkim, por ndeshja në Monzë mund ta ndihmojë!

Në skedinat e basteve emri i tij jepet në krye si më i mundshmi për të humbur postin, ndoshta duke qenë vetëm pas teknikut të Monzës, Stropa. Masimiliano Alegri po kalon momentin e tij më të vështirë tek Juventusi, diçka që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, ndërsa në Itali thonë se drejtuesit e klubit janë duke e vëzhguar. Alegri është në provë dhe një dështim tjetër mund të sillte shkarkimin, ndonëse mund të ndihmohet nga fakti se Juventusi do të luajë këtë të dielë në Serinë A pikërisht në fushën e Monzës, ekipit për momentin më të dobët të kampionatit. Akuzat për Alegrin është se Juvja nuk ka identitet në lojë dhe se ai është në konflikt me lojtarët. Këto janë arsye të forta për shkarkim, edhe pse ndoshta duhet pritur që të kthehen të dëmtuarit si Kieza, Pogba apo edhe Di Maria i vërtetë për të parë sesi do të luajë Juventusi.

Sfidanti.al