Kur planet skicohen në letër në përgjithësi duken të bukura. Edhe revolucioni i projektuar tek Çelsi me emërimin e trajnerit të ri, Graham Poter, duket i shkëlqyer dhe i kopsitur deri në fund. Miliarderi amerikan Tod Boehli i dha kontratë 5-vjeçare, duke theksuar se dëshiron stabilitet dhe plane afatgjatë! Kjo, ndryshe nga Tomas Tuheli që u shkarkua 15 muaj pasi fitoi Championsin, ndërsa Di Mateo e pati më keq, vetëm 5 muaj pasi ia doli në Champions në 2012 ndaj Bajernit. Poter ka punuar tek Brajtoni me buxhet të vogël dhe ka bërë mrekulli, diçka që Boehli e vlerëson lart, edhe pse ai vetë shpenzoi 315 milionë euro këtë verë për lojtarë, një rekord europian për të gjitha kohët. Të shohim nëse gjithçka do të shkojë dhe nëse Poteri do të ketë sukses në një klub të nivelit të lartë.
Sfidanti.al