Ku ka përfunduar Interi, nga dyshja e krahëve Hakimi-Perishiç, në dyshen Darmian-Dimarko!

Para dy sezonesh i kishte lojtarët të shkëlqyer, majtas dhe djathtas. Ashraf Hakimi u mor shtrenjtë nga Reali i Madridit, ndërsa Ivan Perishiç ishte në Milano, edhe pse për një sezon shkoi tek Bajerni. Gjithsesi, Antonio Konte e fitoi Serinë A pikërisht me këta lojtarë në lojën e krahëve. Gjithsesi, vjet Hakimi shkoi tek Paris SG dhe Interi fitoi mjaft para. Këtë verë, Perishiç nuk deshi të rinovonte, i zemëruar që zikaltërit e mbajtën “varur”. Në përfundim shkoi tek Totenhemi i Kontes. Interi ka sot lojtarë krahu dyshen Darmian-Dimarko. Megjithë respektin, duket se nuk jemi aty ku ishim.

Sfidanti.al