Në Katalonjë nuk është se i kanë pasur paratë “lumë”, ndaj edhe kanë qenë të detyruar të kujdesen për çdo hollësi, aq më tepër kur bëhet fjalë për miliona. Mediat spanjolle botojnë së fundmi edhe “transkriptin” e kontratës së Levandovskit, ku duket se Barça paska menduar edhe sesi “ta heqë qafe” legjendën polake nëse ai nuk do të jetë në maksimum. Kontrata paska një klauzolë që thotë se Barcelona mund ta prishë akordin me Levën nëse ky i fundit në sezonin e tretë luan më pak se 55 për qind të ndeshjeve. Në sezonin e tretë, pra në 2024-2025, Levandovski do të jetë 36 vjeç e ndoshta forma fizike mund të mos jetë ajo që është sot. Sipas kontratës, ylli i Polonisë fiton 42 milionë euro në 4 vjet (10+13+16+13), si dhe merr 1 milionë euro shtesë nëse fitohen tre trofetë (Champions, La Liga, Kupa e Mbretit).
Sfidanti.al