Cili klub anglez do t’i kishte dhënë Rydigerit 28 milionë euro në sezon?!

Këtë rrogë nuk e ka as Kristiano Ronaldo, dhe as më të paguarit si De Gea, Haland, Salah apo De Brujne. Gjithsesi, agjenti i Antonio Rydigerit, Saif Rubie, thotë se paga prej 19 milionë eurosh në sezon që Reali i jep mbrojtësit gjerman është më e vogla e ofruar deri kur ndodhi transferimi. Rubie deklaron se Çelsi nuk bëri asgjë për ta mbajtur Rydigerin, ndërsa thotë se një klub anglez i ofroi dyfishin e pagës që merr në “Bernabeu”, që do të thotë 28 milionë euro në sezon. Ose ekziston vërtet një klub misterioz (mos vallë Njukasëlli?!), ose agjentin gënjen. Në të vërtetë, vështirë të jepet kjo rrogë për më tepër për një mbrojtës.

Sfidanti.al