Milionat nuk të bëjnë (domosdoshmërisht) të lumtur, ylli i NBA-së ka menduar vetëvrasjen!

Xhon Uoll është një nga lojtarët më të paguar të basketbollit amerikan. Me Uashingtonin ishte një yll i vërtetë, tek Hjustoni shkoi pikërisht me këtë emër, por në 2021-2022 luajti shumë pak edhe pse fitonte 44 milionë USD në sezon. Për këtë pati arsye sportive, por Uoll në 2020 pati probleme të tjera. U dëmtua rëndë (tendini i Akilit), mamaja iu sëmur dhe pastaj u nda nga jeta, ndërsa një vit më vonë u shua edhe njëra nga gjyshet. Kjo periudhë ishte tepër e vështirë dhe vetë basketbollisti tregon sot se “mendova deri edhe vetëvrasjen”. “Pata kaq shumë probleme, dy vdekje, dhe ishim në mes të Kovidit, me mjaft kufizime”, – tregon ai. Tashmë ka kaluar tek Klipersat dhe shpresohet të kthehet ai që ka qenë, ndërsa mori një mbështetje të fortë në rrjetet sociale. Lebron Xhejmsi i shkruajti se “unë do të jem gjithnjë në krahun tënd”.

Sfidanti.al