Bajerni vazhdon e shkul flokët nga Gladbahu, Mane cilësohet “Sadiofsajd”!

Dominimi ndaj një rivali të tillë nuk bën gjithnjë punë. Bavarezët kanë pasur probleme edhe në të kaluarën me Borusian e Mynshengladbahut, dhe nuk po flasim për kohën e artë të Gynter Necerit në vitet 70-të. Po flasim për këto vite, siç ndodhi të shtunën kur Tomas Myleri me shokë i shkulën sërish flokët (në foto), dhe mediat bavarezet ua qajnë hallin duke bërë shaka “padyshim që ju dhembin!”. Një problem në barazimin 1-1 të Bundesligës ishte se Sadio Mane për herë të parë zhgënjeu, ndërsa ra disa herë në grackën e pozicionit jashtë loje. Për këtë, mediat në Gjermani e quajtën “Sadiofsajd”, një lojë fjalësh e emrit të tij me pozicionin jashtë loje. Po ashtu, të qeshura mediatike pati nga aktivizimi i Matijs De Ligtit në minutën e 85-të, por këtë herë në formën e një numri 9 të fshehur, pra e një sulmuesi.

Sfidanti.al