Pike ka 3 ndeshje që “ngroh” stolin, një epokë po mbyllet tek Barcelona!

Kur ai nisi të shkëlqente në “Kamp Nou” ishte 2008-ta, pra kanë kaluar plot 14 vjet. Një periudhë shumë e gjatë, ndërsa Gerard Pike e nisi me profesionizmin e futbollit edhe më parë, në “Old Traford” me Mançester Junajtidin e Sër Aleks Fergusonit. Koha po kalon dhe nga brezi i madh katalanas ka mbetur vetëm ai e Busketsi, ndonëse me fate të ndryshme. Ish-shoku i tij, Ksavi Hernandez e kishte paralajmëruar se nuk mund t’i garantonte formacionin. Trajneri pati të drejtë pasi mbrojtësi i qendrës ka qenë në stol në 3 ndeshjet e para të La Ligës. Në fushë kanë qenë Arauho dhe Erik Garsia, si dhe tani Kunde. “Ia kisha thënë”, – tha shkurt Ksavi kur e pyetën për Pikenë. Me gjasë, edhe veterani mund të nisë të mendojë për të bërë atë që bënë të tjerët si vetë Ksavi apo Iniesta, të largohet.

Sfidanti.al