“Magjia” e zezë e Superligës: pas stadiumeve, u boshatisën edhe ..divanet!

Një futboll që vrapon të fshihet nga sytë e publikut ! Do të vijë një ditë, mos ka ardhur, që ndeshjet e Superligës do t’i shohin vetëm presidentët dhe futbollistët. Pasi boshatisëm me sukses stadiumet nga tifozët , ka nisur një mision tjetër..disi më i rafinuar : po boshatisen edhe “divanet” e shtëpisë! Duket se ky lloj futbolli ka vendosur “perçen”, lakmon më pak sy dëshmitarësh.

Dhe kjo Superliga, tamam ajo që na shitet si produkti i freskët i “fermës së futbollit” apo kur ndeshjet e saj fabrikoheshin me “korniza floriri” nga komentatorët e “Super-Sportit, është arratisur në një ekran tjeter ,i panjohur, po ku pritet te fillojnë të bëhen korniza edhe me te bukura.. Dhe heronjtë e vjetër të komentit,çunat e “Superit” te tradhetuar nga zotat, duan t’i vënë flakën magazinës ku janë gjithë ndeshjet e futura me zor nëpër korniza…

Ky kampionat , do të jetë edhe më pak i ndjekur se ai që kaloi, ngaqw skema e shefave po funksionon mrekullisht:pas zbrazjes se stadiumeve, kriza do të shkonte edhe tek “futbolli i divaneve”… mohikani i fundit i dëshmisë. Ndaj, me qesëndi, thuhet se të ndjekësh ndeshjet e Superligës kur bëhen dhe në cilën ditë dhe orë , është sikur po luan kukafshehti kur e di se nw fund do digjesh.

Sa ironi dhe prapësi njeherësh, ndërsa populli i mbijetuar i lojës me top ka humbur stadiumet dhe tani humb lojën në “divane”, shefat, që verbojnë mjedisin, mburren se kanë thyer rekord me shitjen e së drejtës televizive të ndeshjeve të kampionatit. Pale kur dëgjon “pronarin e topit” të thotë se këtë sezon do të dyshfishohen fitimet e klubeve.Stadiumet janë drangull, edhe divanet u boshatisën, kurse fitimet u shtokan!

Sfidanti.al