Reali, “tranzicioni i ëmbël” i Çuamenit dhe Rydigerit!

Trajneri i sotëm, Karlo Ançeloti, përdori pikërisht këto fjalë për të treguar integrimin në skuadër të dy lojtarëve të ardhur këtë verë. Orelie Çuameni dhe Antonio Rydiger kanë shumë pak kohë në “Bernabeu”, por ata po luajnë rol shumë të rëndësishëm në javët e para të kampionatit, ku Reali ka fituar dhe madje bindshëm. “Tranzicioni i tyre në ekip do të jetë i ëmbël”, – tha “Karleto”, duke përsëritur pak a shumë në mënyrë identike fjalët e dikurshme të Visente Del Boskes. Trajneri i njohur spanjoll u shpreh kështu në 2016 kur erdhi koha që De Gea të zëvendësonte legjendën Iker Kasijas në portën e kombëtares. “Do të bëjmë një tranzicion të ëmbël në portë”, – tha atëherë Del Boske.

Sfidanti.al