Boks, Usiku fitoi ndaj Xhoshuas si një “Mjeshtër i Mbrojtjes”!

Ndoshta nuk ishte e njëjta sfidë si ajo e Muhamed Aliut ndaj Xhorxh Foremanit në betejën e madhe në Afrikë në 1975. Entoni Xhoshua, me gjithë respektin, nuk e ka talentin dhe forcën e jashtëzakonshme të “Xhorxhit të Madh”, por gjithsesi Oleksandr Usiku tregoi në sfidën në Arabinë Saudite se ai është një mjeshtër i mbrojtjes, ashtu siç ishte atëherë Kasius Klej (sipas emrit të tij të parë). Përveç pamjeve filmike të ndeshjes, më pas u shfaqën pamje në kënde të tjera dhe të fokusuara që tregonin sesi boksieri ukrainas iu shmang gjatë gjithë ndeshjes sulmeve të anglezit, dhe ishte kjo gjë që i dha fitoren, më shumë sesa grushtet e tij.

Sfidanti.al