Tek Lejkërsat nuk dyshonin aspak, dhe këtë e shprehin mediat amerikane. Lebron Xhejmsi ishte thuajse e sigurt se do të rinovonte kontratën me klubin e “liqenasve” për të luajtur aty deri në moshën 40 apo 41-vjeçare. Sipas analizave që bëhen në SHBA nga mediat e specializuara për basketbollin, theksohet se Lebroni pëlqen të jetojë në Los Anxhelos, është i lumtur në atë qytet, ashtu si edhe familja e tij. Ai ka gjetur ambientin që kërkonte. Nga ana tjetër, kontrata i lejon që të mund të luajë me djalin e tij, sapo ai të mbushë moshën. Gjithsesi, nuk pritet që Xhejmsi të fitojë 2 tituj kampion të NBA-së me Lejkërsat, aq sa i duhen për t’u barazuar me Majkëll Xhordanin. Kjo cilësohet e pamundur me këtë ekip, madje edhe një titull do të ishte i zorshëm. Supozohet që Lebroni mund të synojë të shpallet më i madhi i historisë edhe thjesht duke luajtur me këtë fanelë të lavdishme, e duke thyer me këtë bluzë rekordin e pikëve që ende e mban Karim Abdul Xhabari. Kjo mund të ndodhë sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al