Vacke bën be e rrufe për Ronaldon: Do ta donim, por nuk kemi biseduar

Se çfarë thuhet “pas perdeve”, kjo për momentin nuk mund të merret vesh. Edhe lajmet se Borusia e Dortmundit mund të jetë destinacioni i ri i Kristiano Ronaldos as nuk mund të konfirmohen dhe as të hidhen poshtë, ndërsa klubi gjerman ftoh entuziazmin. Shefi ekzekutiv i verdhezinjve, Hans-Joakim Vacke, e sheh me sy të mirë një ardhje të CR7-ës në ekip, por “bën be e rrufe” se nuk ka pasur bisedime. “Do të ishte mirë që Ronaldo të luante për ne, – tha ai, – unë e pëlqej shumë si lojtar, do të ishte ide e këndshme, por nuk ka kontakt mes palëve të përfshira në këtë histori”. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 gusht, por nëse transferimi realizohet, palët padyshim që kanë biseduar që më parë.

Sfidanti.al