Ndodhi që në 9 prill, por mediat e kanë marrë vesh tani atë që pasoi. Sjellja e Kristiano Ronaldos, që i theu telefonin një tifozi të vogël, që rezultoi të ishte edhe fëmijë autik, bëri bujë të madhe në atë kohë dhe portugezi u qortua nga mediat dhe publiku. Gjithsesi, në këtë çështje qenka përfshirë edhe policia e cila i paska dhënë CR7-ës masën e “paralajmërimit me kusht”, ndërsa është pranuar të paguhet një dëmshpërblim dhënë familjes së djalit për veprimin negativ. Nuk e kemi shumë të qartë se çfarë do të thotë “paralajmërim me kusht”, por gjithsesi për njerëz me profil publik si Ronaldo kjo ndikon për imazhin dhe për të ardhurat që përfiton prej tij.
Sfidanti.al