Gjermania Xhina Lykenkemper, më në fund kampione e Europës në 100 metra!

Është 25 vjeç dhe e realizoi ëndrrën e saj. Sprintierja nga vendi i madh i kontinentit u desh të kishte edhe fat pasi finalja e 100 metrave për femra në Kampionatin Europian të atletikës pati një “viktimë” të madhe. Kjo ishte britanikja, Ejshër-Smith (Asher-Smith), kampionia e Europës 4 vjet më parë që pësoi dëmtim në vrapim e sipër. Kampione e Europës në Mynih doli atletja nga Gjermania (pra vendase), Xhina Lykenkemper me kohën 10”99 duke mundur të për mijtën e sekondës zviceranen Kambunxhi. Kjo ishte një finale më e ngadalshme sesa ajo e 2018-ës kur Ejshër-Smith triumfoi me kohën 10”85, por gjithsesi ishte shumë e fortë sepse 3 vendet e para u ndanë vetëm me 1 të qindën. Këto kohë janë larg nga rekordmenia e Europës dhe e kampionatit, francezja e famshme Kristinë Arron që dha 10”73 në Budapest në 1998.

Sfidanti.al