Grabitet Flojd Mejudheri, hajdutët e hedhin “nokaut”

Ish-boksieri amerikan Flojd Mejudher u grabit gjatë uikendit të kaluar në Las Vegas. Ndërsa po festonte 40-vjetorin e tij, ai e la shtëpinë e tij të pambrojtur dhe një gjë e tillë u shfrytëzua maksimalisht nga hajdutët që arritën të marrin nga shtëpia e tij sende me vlerë prej rreth 150 000 dollarësh. Kjo shumë, sigurisht, që është e papërfillshme për të, pasi pasuria e tij llogaritet në 340 milionë dollarë. Mejudheri njihet si një njeri që ka qejf ta ekspozojë pasurinë e tij në publik.

sfidanti.al