Murinjos i pëlqen pjekuria e Romës si dhe Dibala e Zaniolo!

Mos vallë ky i fundit do të qendrojë në kryeqytet për të kënaqur tifozët, shokët e ekipit dhe trajnerin e tij. Nikolo Zaniolo ishte pjesë e Romës në fitoren 1-0 në fushën e Salernitanës, ndonëse humbi raste për gol, por bëri rol protagonisti dhe Zhoze Murinjo u lumturua prej tij. “Zaniolo dhe Dibala ishin të jashtëzakonshëm, – nuk i kurseu fjalët portugezi, – ata mund të kishin shënuar 2-3 gola, por luajtën shumë mirë. Më pëlqeu pjekuria e ekipit edhe pse duhej të kishim fituar më thellë. Ne nuk kemi në stol lojtarë për të “vrarë” ndeshjet siç kanë Siti apo Liverpuli, por për ta kontrolluar. Për fat, përfundoi mirë”.

Sfidanti.al