Lukaku kënaqi tifozët e Interit, por kritikët nuk e mbyllën gojën për gjigandin!

Shënoi menjëherë pas 82 sekondash duke u bërë rekordmen i zikaltërve, pasi ka realizuar në të dyja ndeshjet debutuese të Serisë A, herën e parë kur erdhi dhe tani kur u kthye. Romelu Lukaku i bëri të kënaqur dhe të lumtur tifozët e Interit, të cilët u hodhën në rrjetet sociale duke thirrur “Romelu, tani mendo ti”. Gjithsesi, “La Gazeta delo Sport” bën një analizë për lojën e sulmuesit belg duke mos i dhënë një notë shumë të lartë, edhe pse e vlerëson. Në 90 minuta, Lukaku nuk u ndje shumë, humbi dy raste të mira, ndërsa bashkëpunimi me Lautaro Martinezin u quajt i pamjaftueshëm. Protagonisti i ndeshjes në Leçe fituar 2-1 u cilësua lojtari holandez i krahut, Damfris, i cili hyri si zëvendësues, shënoi golin e fitores në 95’, goditi shtyllën dhe krijoi shumë rreziqe për puljezët.

Sfidanti.al