Tradita e do që të jenë pretendentë për titull dhe në 2020 ia dolën që të ishin dhe të fitonin. Gjithsesi, ai vit duket tepër i largët ndërsa Los Anxhelos Lejkërsat duken një skuadër jo vetëm e vjetër, por edhe e paaftë për të shënuar kosha nga disa “gryka artilerie” si dhe me një mbrojtje si sfungjer. Tifozët prisin Kajri Irvingun, duke larguar Rasëll Uestbrukun, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Drejtuesit po përpiqen të rinojnë ekipin, dhe mbrojtja duket pak më e fortë se vjet, të paktën në letër, por problemi më i madh është se kush do të shënojë koshat! Statistikat thonë se vetëm 3 lojtarë e kanë bërë këtë vjet, Lebron Xhejmsi, Entoni Dejvisi dhe Rasëll Uestbruku, por kaq është pak.
Sfidanti.al