Ronaldo mund të luajë ndaj Brajtonit, por qortimi i trajnerit nuk harrohet!

Ka ende mjaft kohë, deri në fund të gushtit, dhe sipas lajmeve nga Anglia, ai dëshiron pa asnjë dyshim që të largohet. Kristiano Ronaldo vazhdon të mbetet me mendje të ngritur tek Man. Junajtidi, veçse trajneri Erik Ten Hag mund të jetë i detyruar që të mbështetet tek ai për ndeshjen e parë të Premier Ligës këtë fundjavë ndaj Brajtonit. Njëri nga sulmuesit kryesorë të ekipit, Antoni Marsial,  është i dëmtuar, dhe tekniku holandez mund të mos ketë alternativë tjetër. Gjithsesi, kjo pak i ndryshon gjërat në “Old Traford”, me Ronaldon me valixhe në dorë, dhe me Ten Hagun që e kritikoi pasi u largua nga stadiumi para kohe pas barazimit ndaj Rajo Vajekanos në miqësore.

Sfidanti.al